“SPAK në presion nga politika dhe krimi”, Anila Hoxha në “Top Story”: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë
Pas raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani po përballet sot në Parlament me pyetjet e deputetëve lidhur me raportin vjetor të institucionit që drejton.
Për më shumë se 60 minuta, Dumani po përgjigjet për pyetjet e ngritura nga deputetët e opozitës që kanë të bëjnë me hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, hetimin ndaj kruet të PD-së, Sali Berisha apo edhe hetimin e zgjedhjeve të 11 Majit.
Gjatë seancës, kryetari i PD-së, Sali Berisha e kritikoi Dumanin lidhur me mënyrën se si i lexonte pyetjet dhe kthente përgjigjet, duke shënuar kështu përballjen e parë mes tyre pas arrestit shtëpiak të dy viteve më parë ndaj liderit të opozitës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli në Kuvend sa i përket pyetjeve të bëra nga opozita në drejtim të kryeprokurorit Altin Dumani.
Ai u shpreh se pyetjet e deputetëve të PD nuk u bënë për interesin qytetar, por për atë partiak.
“Sot u dëshmua diferencën e madhe mes nesh. Krahu ynë i radhës dhe ju. asnjë nga PS nuk iu referua një dosje, që edhe me të drejtë, që ne mund te kemi disa çështje për të ndjekur. Ne nuk bëjmë avokatin e kujtdo”.
Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.
Deputeti i mazhorancës, Erion Braçe, iu drejtua opozitës sa i përket pyetjeve të drejtuara për kryeprokurorin Altin Dumani.
Ai u shpreh se seanca të tilla plenarte nuk janë bërë edhe në vende të tjera europiane ku janë arrestuar kryeministra e ministra në detyrë.
“Sapo ju dëgjova që kanë akuzuar dikë se ka zbatuar programin e partisë së tij. Pesë minuta më pas i kërkove kryeprokurorit pse nuk keni arrestuar dikë që ka zbatuar programin e partisë së tij.
Pas raportimit të Altin Dumanit, demokrati Flamur Noka u ndal tek veprimet e kreut të SPAK, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Noka u shpreh se Dumani merr urdhrat nga kryeministri Edi Rama, ndërsa kreu i SPAK reagoi me habi duke pyetur kolegët “çfarë po thotë”.
Kryeprokurori Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.
Ai u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë.
-A ka procedim penal për IPARD?
SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF.
-Pse nuk hetohet Frida Krifca?
Në atë procedim penal hetohet çdo person që ka kryer veprime të kundraligjshme.-A ka procedim penal për IPARD?
Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi shpjegime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është i paprekshëm” nga drejtësia.
Dumani theksoi se për SPAK nuk ka persona të paprekshëm, duke nënvizuar se çdo hetim kryhet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
18:10 Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…
Momenti i leximit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve nuk është pëlqyer nga kreu i demokratëve, i cili i kërkoi me mikrofon të fikur të mos ndiqte atë mënyrë deklarimi.
“Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu. Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt…”, u shpreh Berisha.
Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët.
A përbën korrupsion zgjedhor që të falësh gjobat para zgjedhjeve dhe të japësh bonus pensionistëve?
Ccështja e gjobave të falura është vendosur mosfillim i procedimit penal. Vendimi nuk është ankimuar në gjykatë. U verifikua ccdo pretendim.
OSBE flet edhe për rrjetin e patronazhistëve që nuk është gjë tjetër veccse gjurmim i qytetarëve.
Sa i takon patronazhistëve në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, këtu kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale.
Kreu i SPAK tha vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën për detyrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficereve të policisë gjyqësore.
Dini ndonjë rast që kryeministri të jetë marrë i pandehur sepse ka zbatuar programin qeverisës?
Kjo çështje është konkrete, është kaluar në gjykim. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar akuzat dhe ka vendosur ta çojë çështjen për gjykim që të shqyrtohet në themel. Gjithë pyetjet i përkasin seancave gjyqësore në gjykatës së shkallës së parë.
17:37 A i keni neutralizuar 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale në vend? Ja si përgjigjet Altin Dumani
Një nga pyetjet që iu bë Altin Dumanit në Kuvend ishte një deklaratë e Donald Lu se në vend ekzistojnë 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale.
Partitë bënë kallëzime, por nuk sollën prova. Çfarë mund të sjellin tjetër partitë veç indicieve?
Dumani: Ne kërkojmë që të ngriheni në nivelin e qytetarëve që kur viheni në dijeni të një krimi, ta kallëzoni. Në zonën tuaj zoti Boci kemi disa hetime që po kryhen.
Një nga krimet më të mëdha të pazbardhura është kanabizimi i vendit. A keni filluar një hetim konkret me autor kryeministrin?
Jo nuk e kemi filluar.
“SPAK ka qenë në terren dhe në zonën që ju keni drejtuar politikisht zoti Boçi dhe ju (Luçiano Boçi) e dini sa e vëmendshme ka qenë ndaj denoncimeve, ku pas një denoncimi je kontaktuar dhe të është bërë e ditur, je ftuar të japësh të dhëna në lidhje me faktin që denoncimeve. Me kontaktin që morëm me ju hetuesit e byrosë bënë verifikimet lidhur me zonën ku ju denoncoi dhe nuk rezultoi që të kishte të bënte me blerje votash”, tha kreu i SPAK, Altin Dumani.
I pyetur nga deputetja Jorida Tabakut se nëse ai po dorëzohej përballë presioneve, kryeprokurori u përgjigj se nuk ishte e vërtetë dhe se do të vazhdonte të ishte prokuror në Republikën e Shqipërisë.
Pyetja: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin?
Përgjigja: Jo. Unë nuk jam njeri që dorëzohem. Do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit, kuptohet po na dha Zoti jetë. Nëse politika e kushtëzon që zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk kandidoj.
Një pyetje ishte ajo e deputetes Jorida Tabaku, sa i përket Erion Veliajt, se përse nuk është marrë ende si i pandehur.
Pyetja: Përse nuk është marrë ende si i pandehur z.Veliaj?
Përgjigja: Hetimet paraprake nuk kanë përfunduar me Veliajn, por vazhdojnë akoma.
17:23 “Nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë”/ Dumani në Kuvend: 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim
“Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.
Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim”.
“Niveli i ri i krimit të organizuar paraqitet serioz. Pastrimi i parave, në krahasim me një vit më parë, paraqet rrezik. Trafikimi i qenieve njerëzore, konsiderohet me numër mesatar rreziku. Tipologjia e grupeve kriminale, ato janë aktive në lidhje me transportimin e lëndëve narkotike.
Sa i përket korrupsionit, në 2024 tregohet një numër në rritje të funksionarëve publikë. Në 2024, 10 funksionarë të lartë janë gjykuar. Nën hetim janë 33 ish-zyrtarë të lartë”.
17:01 Raporti i SPAK, Dumani zbulon në Kuvend shifrën: Janë sekuestruar 65.5 mln euro
Teksa numëroi disa nga ndryshimet krahasuar me raportin e mëparshëm, ai u ndal edhe tek vlera monetare e sekuestrimeve.
Dumani tregoi se vlera e pasurive të sekuestruara nga SPAK arrijnë në vlerën e 65.5 mln euro, me një rritje me më shumë se 50%.
Top Channel