Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u përfshi në një debat të ashpër me kreun e Partia Mundësia, Agron Shehaj, pasi u miratua ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale
Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi votuan kundër ngritjes së komisionit. Shehaj akuzon PS dhe PD se janë bërë bashkë dhe se nuk kanë përfshirë partinë e tij.
Pjesë nga debati:
“Do të sqaroj dhe ty, mbase nuk e ke lexuar por je dhe ti pjesë. Kemi marrë parasysh traditën parlamentar, është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë politike”, tha Balla.
“Bëtë Pazar”, tha Shehaj.
“Ata që e kanë parlamentin shkollë nate nuk arrijnë ta kuptojnë. Gënjeva publikun kur the që nuk je. Ditën takohesh me këta për të nxjerrë kandidat, vjen këtu dhe i shan, edhe u merr kandidatin, edhe u fut kandidatin dhe vjen e thua ‘ata janë me ty”, tha Balla.
Top Channel