Arbitrat, kalendari… prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi
Pas shkarkimit të Igor Tudor, Massimo Brambilla që do të drejtojë Juventusin në ndeshjen me Udinesen që do të luhet të mërkurën, do të jetë Massimo Brambilla. Bardhezinjtë preferuan për një zgjidhje brenda për brenda klubit në pritje të ardhjes së pasuesit të kroatit.
Por, kush është Massimo Brambilla? Trajner i Juventus Next Gen që nga nëntori i vitit të kaluar Brambilla kishte drejtuar më parë skuadrën e dytë të Juventusit në 2022-2024. Në mes është një periudhë te Foggia, një aventurë kjo që zgjati pak më shumë se 2 muaj. Në sezonin debutes në pankinën e bardhezinjve, Brambilla i drejtoi ata në finalen e Coppa Italia Serie C ku humbi ndaj Vicenzas. Vitin pasardhës, Brambilla me Juventus Next Gen u kualifikuan në zonën playoff por u eliminuan në çerekfinale ndaj Carrarese
Massimp Brambilla e nisi karrierën si trajner në vitin 2010 me të rinjtë e Pergolettese. Pas Novarës ai kalon te Atalanta me të cilën fitoi kampionatin e U17, një superkupë italiane në të njëjtën kategori, 2 kampionate dhe po ashtu Supercoppa Primavera.
I lindur në 1972, Massimo Brambilla formohet si futbollist te Monza me të cilën debutoi në skuadrën e parë në sezonin 1990-91. Në Serie A, ai e bëri debutimin me Reggiana në 1995. Përsa i përket kombëtares italiane, Brambilla nuk e ka veshur kurrë fanelën e Të kaltërve, por në 1991 fitoi evropianin e U21. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë edhe e skuadrës Olimpike për Lojërat e zhvilluara në Atlanta në SHBA.
Top Channel