Pse nuk hetohet Frida Krifca? Dumani: Procedohet çdo person, nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët
Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu është raportuar ditën e sotme se do të drejtojë Portin e Durrësit. Lajmi është publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila e quan një zgjedhje të goditur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
“Durrësi ka qenë gjithmonë porta e përbashkët drejt Adriatikut, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, ndaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion të përbashkët.
Liburni është një atdhetar dhe funksionar i provuar publikisht, me të cilin, si ish-Ministre e Mjedisit, kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, shkruan Kumbaro.

Megjithatë postimi i saj është fshirë pak disa minutash.
Liburn Aliu ka qenë një ndër aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Albin Kurti. Për këtë ai i besoi portofolin e Ministrit të Mjedisit në 22 mars 2021, post të cilin ai e mbajti për më shumë se katër vjet.
Në 27 gusht 2025, Liburn Aliu njoftoi “divorcin” me Kurtin, pasi ky i fundit votoi Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.
Top Channel