Fotolajm/ Pakti i Këlliçit me Ballën, deputetët e PD të mbledhur rreth Berishës në sallën e Kuvendit

27/10/2025 16:57

Seanca maratonë e Kuvendit këtë të hënë, nisi me tensione pas kërkesës së deputetëve të opozitës për t’i bërë pyetjet drejt drejtuesve të institucione të drejtësisë që po raportojnë, më gojë dhe jo me shkrim.

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS, kërkoi 15 minuta pushim, për të bërë një mbledhje me grupin e PD, dhe për të dakordësuar këtë çështje.

Mbledhja që në fakt rezultoi rreth një orë, rezultoi me dakordësimin e deputetëve të PD për t’i bërë pyetjet me shkrim, por me kusht që ata të kishin 2 minuta kohë për koment pas përgjigjes së drejtuesit të SPAK, dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Deputeti i PS Erion Braçe ka postuar një foto nga momenti i pushimit, ku shihen deputetët e PD mbledhur rreth kryetarit të tyre Sali Berisha.

“2 ore e 40 minuta kot, pa pune; duke pritur te vendosin do e pyesin me ze prokurorin apo jo!! Ne fakt; prokurorin, per ceshtje konkrete-edhe tenden, e pyet ne gjykate, jo këtu”, shkruan Braçe.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta