Në fushën e gjelbër ‘u eklipsua’, por në Google, Lamine i dominon Vinicius dhe Mbappé
Sindikata e Futbollistëve bëri të ditur listat e kandidatëve për të formuar formacionin më të mirë të vitit 2025, i vetmi cmim ndërkonmbëtar që vendoset ekskluzivisht nga futbollistët profesionist.
Spikat në këto lista prania e 9 futbollistëve dhe futbollisteve të Barcelonës, 4 nga skuadra e meshkujve dhe 5 në skuadrën e femrave dhe kjo falë sukseseve të arritura në Spanjë me trofetë e fituar, si Barcelona e meshkujve dhe ajo e vajzave festuan tripletë trofesh në vendin iberik.
Po kështu në këtë listë janë përfshirë edhe dy legjendat e futbollit që janë ende në aktivitet, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo si dhe 5 futbollistë të Realit të Madridit, Courtois, Mbappé, Bellingham, Valverde dhe Trent Alexander-Arnold. Po kështu në listë për një vend në formacionin më të mirë të vitit janë përzgjedhur edhe Donnarumma e Alisson, Cubarsi, Hakimi Marquinhos apo Nuno Mendes. Pa dyshim që figuron edhe emri I Luka Modric bashkë me emra si Pedri, Bellingham, De Bruyne, Palmer apo Vitinha. Sigurisht që nuk mund të mungonin në këtë listë as Kylian Mbappe, Erling Haaland apo Ousmane Dembele
Formacioni i Vitit që do të përzgjidhet nga FIFPro do të mësohet të hënën e 3 nëntorit në orën 14:00
Top Channel