Festivali Kombëtar Letrar “Në dritën e fjalës”, 30 konkurrentë në garë

27/10/2025 17:04

“Çdo fjalë nga thellësia e shpirtit është një dritë e vogël që ndriçon një fillim të ri”. Nën këtë moto, gjatë fundjavës u zhvillua në kryeqytet edicioni i parë i Festivalit Kombëtar Letrar “Nën dritën e fjalës”.

Rreth 30 konkurrentë nga vendi dhe trojet shqiptare interpretuan krijimet e tyre poetike në “Qendrën për Kulturë”, në ambientet e Kishës Ortodokse.

Juria profesioniste, e kryesuar nga poeti e gazetari Preç Zogaj vendosi të vlerësojë me çmim të parë poeten nga Ferizaj Blerta Tmava.

Teuta Biçaku u vlerësua me çmimin e dytë, ndërsa në vend të terë juria vendosi poeten Silva Anagnosti.

Kjo nismë që kryefjalë ka poezinë si kryefjalë të shpirtit, synon të bëhet një ngjarje e përvitshme, duke u përfshirë në kalendarin kulturor të vendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta