‘Euro 2032’ i hiqet Italisë? Federata Ruse: Gati ta mirëpresim kompeticionin

27/10/2025 13:28

Një lajm i bujshëm vjen nga Rusia në lidhje me mundësinë e organizimit të Euro 2032 nëse Italisë do t’i hiqet e drejta e mbajtjes së kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov ka bërë të ditur se vendi i tij është gati të mirëpresë Evropianin e vitit 2032 në vend të Italisë, me vendin e Apenineneve që ka si problem kryesor në këtë pikë cështjen e stadiumeve

‘Rusia është gati të mirëpresë Euro 2032 në vend të Italisë-është shprehur Alexander Dyukov për portalin rus Sport.ru kur u pyet se cfarë do të ndodhë nëse Italia e humbet të drejtën për të pritur turneun e madh kontinental.

Ndërkaq portali rus vë në dukje se UEFA deri tani ka miratuar një 10 stadiumet e propozuara, ndërkohë që i gjithë turneu mund t’i besohet Turqisë e cila është bashkëorganizatore e Italisë i Evropianit që do të mbahet pas 7 vitesh

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta