Sfida e playout-it me Qipron në Nations League, Kombëtarja e vajzave kryen stërvitjen e fundit
Paraditen e kësaj të hëne Juventusi vendosi të shkarkojë Igor Tudor nga posti i trajnerit, një vendim që erdhi pas humbjes që Zonja e Vjetër pësoi ndaj Lazios, disfatë që ishte e 3 radhazi për të, pas atyre me Comon dhe Realin e Madridit.
Ai që i doli në mbrojtje trajnerit kroat ishte një ikonë e skuadrës torineze si Alessandro Del Piero teksa sipas tij, problemi nuk qëndron te trajneri.
‘Tudor konfuz? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk ka konfuzion-u shpreh Del Piero për mikrofonin e Sky Sport-është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, çfarë rendimenti ka dhe rezultatet që të trishtojnë pak. Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund të fitojë kampionatin. Tudor nuk e ka ende futbollistët titullarë dhe jo sepse nuk do ai, por se aty janë vetëm 2-3 futbollistë konstantë si Yildiz dhe Thuram, të tjerët kanë vështirësi, luajnë 1 apo dy ndeshje mirë dhe pastaj luajnë keq, kështu je i detyruar të bësh rotacion’.
Del Piero tregon se çfarë i mungon në të vërtetë Juventusit për të luftuar për trofe në çdo kompeticion
‘Juventus lufton për të fituar ndeshjet dhe vendin e parë-shtoi Del Piero-nëse renditesh në vendin e dytë, është disfatë. Është ajo që kam përjetuar unë kur isha i ri dhe gjatë gjithë historisë sime me fanelën bardhezi. Është ADN e Juventusit, por prej disa vitesh historia ka ndryshuar. Ndoshta, kjo është një skuadër që nuk mund të ketë atë mentalitet, por që duhet ta ndërtojë hap pas hapi’.
Përsa i përket humbjes në Olimpico që i kushtoi edhe vendin Tudor Alex Del piero tha: ‘Juventus ishte në lojë, nuk e meritonte humbjen, ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Edhe në Madrid, Juventus nuk luajti keq, problemi është te ndeshjet si me Comon’
Top Channel