Premier League ‘varfëron’ të famshmen Boxing Day?
Napoli humbet shërbimin e Kevin De Bruyne për pjesën e mbetur të vitit 2025. Mesfushori belg pësoi një dëmtim në bicepsin femoral në ndeshjen me Interin ditën e shtunë dhe Napoli në një komunikatë për shtyp deklaroi se futbollisti e ka nisur tashmë procesin e riaftësimit.
Kevin De Bruyne, menjëherë pasi shënoi penalltinë kundër zikaltërve preku kofshën e djathtë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës për t’u kthyer në pankinë me paterica për të ndjekur pjesën tjetër të ndeshjes. Mësohet se ky dëmtim do ta mbajë mesfushorin belg jashtë fushave të lojës për 3-4 muaj me De Bruyne që do të udhëtojë drejt Belgjikës.
Sipas Sky Sport, futbollisti dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni dhe të mos kryejë një terapi conservative sic u vendos për Lukakun. Ndërsa tani Napoli do të duhet të mendojë për modifikimin e mundshëm të listës së lojtarëve të Ligës së Kampioneve, me klubin Italian që mund të rikthejë Marianucchin ose Mazzocchin.
Top Channel