Dani Carvajal bëhet sërish ‘viktimë’ e problemeve fizike.Reali i Madridit konfirmoi se kapiteni i Los Blancos pësoi një tjetër dëmtim dhe pas një kontrolli nga stafi mjekësor i klubit madrilèn u arrit në përfundimin që mbrojtësi do t’i nënshtrohet një artroskopie në gjurin e djathtë.

Carvajal ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë ditës së hënë për polemikat me Lamine Yamal në fund të ndeshjes El Clasico dhe për efektet që mund të kenë këto polemika te kombëtarja spanjolle. Por askush nuk e mendonte që ai do të dëmtohej sërish.

Në sfidën me Barcelonën, Carvajal hyri në fushën e lojës në minutën e 72 në vend të Valverdes dhe nuk shfaqi problem gjatë minutave që u aktivizua. Por pak caste pas përfundimit të ndeshjes, ndjeu shqetësime dhe pasi ua komunikoi këtë mjekëve të Realit të Madridit dhe vendosi të kryejë ekzaminimet mjekësore këtë të hënë nga ku rezultoi se në gjurin e operuar në 2024 është shfaqur një trup i lirë articular. Në komunikatën e tij, Reali i Madridit nuk e tha se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të lojës Dani Carvajal, por përllogaritet se kjo kohë do të jetë 2 deri në 3 muaj. Është kjo një goditje psikologjike për futbollistin që pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ligamente në 9 tetor të 2024 ndaj Villarreal qëndroi jashtë fushave të lojës për 9 muaj për t’u rikthyer në fushë në muajt e kësaj vere në për gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta