“Bëni ligjin për patronazhistët dhe t’i ndjekim penalisht”, Dumani: Po premtuan hipotekë dhe regjistrim prone, kanë bërë korrupsion

27/10/2025 18:08

Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët. 

A përbën korrupsion zgjedhor që të falësh gjobat para zgjedhjeve dhe të japësh bonus pensionistëve?

Ccështja e gjobave të falura është vendosur mosfillim i procedimit penal. Vendimi nuk është ankimuar në gjykatë. U verifikua ccdo pretendim.

OSBE flet edhe për rrjetin e patronazhistëve që nuk është gjë tjetër veccse gjurmim i qytetarëve.

Sa i takon patronazhistëve në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, këtu kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale.

A ka dështuar SPAK për të përmbushur përgjegjësitë ligjore për ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor?

SPAK ka verifikuar ccdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione. Në ccdo rast verifikimet janë bërë në kohë rekord, që ccdo kallëzues të kishte një vendimmarrje në një kohë sa më të shpejtë. Sa kohë që kallëzuesit nuk e kanë ankimuar, do të thotë që jeni pajtuar me vendimin. Kemi disa procedime penale të rëndësishme, vazhdon hetimi edhe për disa subjekje të tjera.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta