Protesta e PD-së/ Protestuesit hedhin molotov pranë Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës 20/02 20:02
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Arabinë Saudite, në një takim me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud në Pallatin Mbretëror.
Siç ka njoftuar edhe me një postim në Facebok, kryeministri ka diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimeve mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm.
“Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama.
Top Channel