Balluku në takimin e Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, ministrja: Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore

27/10/2025 15:08

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë mbajtur në Bukuresht, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.

Në një videomesazh, Balluku shprehet ndër të tjera se në këtë takim, ka ndarë një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin.

“Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.

Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia”, u shpreh ajo.

Balluku shtoi se bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta