Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Vijon t’u përgjigjet kryeprokurori Olsian Çela pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Pyetjes në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ai tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. Kemi sot probleme me realizimin e funksioneve nga prokurorët, sidomos atyre të rinj. Është e papranueshme që nga salla e gjyqit të kalojmë në ndalim. Ne i kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit ekstreme, në çdo rast vlerësimi duhet të bëhet shumë i kujdesshëm sesi do i aplikojmë veprat penale. Rasti në fjalë nuk duhej të ndodhte dhe pse mund të ketë hapësirë… masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha ai.
Top Channel