Xabi Alonso feston fitoren e El Clasico: ‘Djemtë e kishin të nevojshme fitoren e një ndeshjeje të madhe

26/10/2025 20:14

Ndërsa te Barcelona janë të zhgënjyer për rezultatin e El Clasico, te Reali i Madridit situata është krejtësisht e kundërta me entuziazmin që është në nivelet më të larta.

Për Xabi Alonson kjo është fitorja e parë e El Clasico si trajner, gjë që e bën akoma më të paharrueshme këtë sukses të skuadrës së tij për të.

‘Lojtarët ishin shumë të motivuar-tha Xabi Alonso pas ndeshjes-e kemi folur dhe më parë për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, jo vetëm për 3 pikët, por edhe për domëthënien që ka një fitore dhe ta meritosh atë. Jam shumë i kënaqur për djemtë, e kishin të nevojshme ndjesinë e fitores së një ndeshjeje të madhe. Motivimi ishte i plotë’.

Ndërsa te Barcelona diskutohej për Yamal, te Reali i Madridit ishte Vinicius që u bë objekt diskutimi me gjestin e tij në momentin e zëvendësimit

‘Nuk dua të humbas fokusin e asaj që është më e rëndësishme-shtoi Xabi Alonso-janë gjëra për të cilat do të flasim. Vinicius dha shumë në këtë ndeshje të madhe. Është një fitore e rëndësishme, e merituar madje edhe e ngushtë. Kishim raste, penalltinë… Na krijohet ndjesia e të qenit ekip kompetitiv në ndeshjet e mëdha’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta