Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Sardenjës në Itali, ku një 25-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik.
Makina në të cilën udhëtonin pesë të rinj që po shkonin drejt një feste, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ra nga një urë rreth 15 metra e thellë, në zonën e Tempio Pausania.
Tragjedia merr një dimension edhe më të dhimbshëm, pasi babai i viktimës, një zjarrfikës lokal, ishte ndër të parët që mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pa e ditur fillimisht se i biri ishte ndër viktimat.
Sipas raportimeve shoferi i automjetit arriti të dilte vetë nga makina pas aksidentit dhe vrapoi drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, pasi në zonë nuk kishte sinjal telefonik.
Zjarrfikësit punuan në kushte jashtëzakonisht të vështira, për shkak të terrenit të pjerrët dhe të errët, për të arritur deri te automjeti dhe për të nxjerrë personat e bllokuar brenda.
Katër të rinjtë e tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në spitalin lokal. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Top Channel