Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh
Një video që tregon një përleshje midis një gruaje dhe një burri të veshur me uniformë naziste është bërë virale në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma, vetëm pak ditë para Halloween-it, në qendër të Georgia, SHBA.
Burri, i identifikuar si Kenneth Leland Morgan, shihet në video duke mbajtur një uniformë që ngjan me atë naziste, e kompletuar me një shirit të kuq në krah që mban simbolin e kryqit të thyer.
Pamjet tregojnë momentin kur ai shtyhet jashtë një bari nga një grua dhe më pas përballet me disa persona të tjerë. Në një moment gjatë përplasjes, një person tenton t’i heqë shiritin nga krahu, dhe atëherë Morgan shihet duke e goditur gruan në fytyrë.
Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë incidentin.
This 33-year-old loser dressed as a Nazi got kicked out of a Georgia college bar and then arrested after he attacked a woman on camera. His name is Kenneth Leland Morgan from Athens, GA and I’m glad he’s sitting in jail. Arrest info below: pic.twitter.com/HkYzDvIp9Q
— Harry Sisson (@harryjsisson) October 25, 2025
Top Channel