Tragjedi në Argjentinë/ Autobusi përplaset me një makinë dhe bie në lumë, 9 të vdekur dhe 29 të plagosur
Një sulm rus në rajonin Sumy të Ukrainës ka lënë 1 të vdekur dhe 12 të plagosur.
Rusët lëshuan një dron që goditi një minibus, sipas Oleh Hryhorov, kreut të administratës ushtarake rajonale të Sumy. Viktima ishte një burrë 69-vjeçar, ndërsa të plagosurit përfshijnë një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare.
Në një deklaratë ka dalë edhe kryeministri i Polonisë, Donald Trusk, ku ka folur mbi luftën Rusi-Ukrainë.
“Nuk kam dyshime që Ukraina do të mbijetojë si një shtet i pavarur, por pyetja kryesore është sa viktima do të kemi. Presidenti Zelensky më tha se shpreson që lufta të mos zgjasë dhjetë vjet, por Ukraina është e gatshme të luftojë për dy, tre vjet të tjera”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Trusk.
Ai shprehu bindjen e tij se Rusia ka një avantazh të madh ndaj perëndimit që është gatishmëria për të luftuar.
“Rusët janë në vështirësi të mëdha ekonomike, por kjo do të thotë se mund të themi se po fitojmë? Absolutisht jo. Ata kanë një avantazh të madh ndaj Perëndimit, dhe në veçanti ndaj Europës: janë të gatshëm të luftojnë”, shtoi ai.
Top Channel