Trump kërkon kthimin e trupave të pengjeve, udhëheqësi i Hamasit: Armët do t’i dorëzohen shteteve përkatëse kur…

26/10/2025 11:35

Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera se armët e grupit militant janë të lidhura drejtpërdrejt me pushtimin dhe agresionin izraelit.

Ai theksoi se nëse pushtimi izraelit përfundon, armët e Hamasit do t’i dorëzohen shtetit përkatës.

Në një tjetër zhvillim, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Hamas të kthejë trupat e pengjeve të vdekur, përfshirë dy shtetas amerikanë, duke paralajmëruar se vendet që janë angazhuar në përpjekjet paqeruajtëse mund të veprojnë nëse ky kërkesë nuk plotësohet shpejt.

Ndërkohë, pavarësisht armëpushimit të shpallur, bombardimet në Rripin e Gazës vazhdojnë. Ushtria izraelite ka nisur një sulm me dron, duke vrarë një operativ të Xhihadit Islamik. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 89 persona janë vrarë në Gazë që nga fillimi i armëpushimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta