Reali i Madridit fitoi një El Clasico shumë të ndezur në Santiago bernabeu, jo aq për spektaklin në fushën e lojës sesa për fundin kontrovers të sfidës që pati dy sherre mes lojtarëve, situata të cilat u ndoqën me vëmendje nga arbitri i sfidës Cesar Soto Grado dhe një prej protagonistëve ishte edhe Vinicius.

Në sherrin e parë që shpërtheu pas kartonit të kuq të Pedrit pas faullit ndaj Tchouamenit, Vinicius shkoi t’i thoshte diçka pankinës së barcelonës, por gjërat nuk u ndalën aty. Pas fërshëllimës së fundit Carvajal dhe Courtois iu afruan Yamal për ta kritikuar që foli shumë para ndeshjes me 18 vjecarin që u ndihmua nga shokët e tij të skuadrës, lëvizje që acaroi më shumë Vinicius që iu afrua dhe pati një debat me lojtarin e Barcelonës.

Por momenti që iu ka shpëtuar të gjithëve në të gjithë këtë gjullurdi, ishte ndëshkimi me karton të kuq të portierit të dytë të Lunin, gjë që u mësua vetëm pas raportit të arbitrit Soto Grado. ‘Në minutën e 90, futbollisti me numrin 13, Lunin u ndëshkua me karton të kuq për këtë arsye; doli nga pankina e tij për t’iu drejtuar asaj kundërshtare me sjellje agresive dhe që u desh të mbahej nga shokët e tij të skuadrës-lexohej në raportin e arbitrit të El Clasico

Mbetet për t’u parë se si do të jetë ndëshkimi për të; me një ndeshje pezullim apo më shumë. Në të njëjtën kohë në raportin e Soto Grados flitet edhe për akordimin e 6 kartonave të verdhë për sherrin masiv të fundit të sfidës, ku figurojnë emrat e  Militaos, Rodrygo dhe vinicius për Realin e Madridit dhe Fermín Lopez, Balde dhe Ferran Torres për Barcelonën.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta