“Heronjtë e Kharkivit/ Shpëtuan 48 fëmijë gjatë një sulmi rus, gjenerali ukrainas: Janë sfida që duhen kaluar për të fituar
Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Lincoln në Pensilvani gjatë fundjavës së festimeve të Homecoming, kanë njoftuar autoritetet amerikane.
Shefi i policisë së universitetit, Marc Partee, konfirmoi në një konferencë për shtyp se një person është vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Sipas policisë, një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet për rrethanat e incidentit janë ende në zhvillim.
“Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë aktivisht. Ju lutemi shmangni zonën,” thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Qarkut Chester.
Universiteti Lincoln është një institucion historik i arsimit për studentët afrikano-amerikanë (HBCU) dhe ndodhet rreth 72 kilometra në jugperëndim të Filadelfias dhe 40 kilometra në perëndim të Wilmington, Delaware.
Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së aktiviteteve të Homecoming, një traditë që përfshin ndeshje futbolli dhe evente studentore, me ndeshjen kryesore të planifikuar për të shtunën në orën 13:00.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, reagoi në rrjete sociale duke shprehur ngushëllime dhe duke ofruar mbështetjen e administratës së tij.
“Jam informuar për të shtënat në Universitetin Lincoln dhe administrata ime i ka ofruar mbështetje të plotë Presidentit Allen dhe forcave lokale të rendit. Ju lutemi shmangni zonën dhe lutuni për komunitetin universitar,” shkroi Shapiro.
Autoritetet lokale dhe drejtuesit e universitetit ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivin e mundshëm të sulmit apo identitetin e viktimës.
Top Channel