Sophie Turner gjen dashurinë pas ndarjes? Aktorja e “Game of Thrones” përflitet për një lidhje me këngëtarin Chris Martin

26/10/2025 16:14

Aktorja britanike Sophie Turner, e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në serialin Game of Thrones, thuhet se ka nisur një lidhje romantike me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin .

Dyshja janë parë së fundmi në një takim privat, duke nxitur spekulime për një romancë të re në horizont.

Chris Martin aktualisht është beqar, pasi i dha fund lidhjes dhe fejesës së tij afatgjatë me aktoren Dakota Johnson në qershor të këtij viti. Nga ana tjetër, Sophie gjithashtu ka përjetuar ndryshime të mëdha në jetën e saj personale.

Edhe pse disa media kanë përmendur një ribashkim të mundshëm mes Turnerit dhe ish-partnerit të saj Pearson, burime të afërta kanë konfirmuar se marrëdhënia e tyre përfundoi në fund të shtatorit, gjatë një dasme luksoze ku ata u panë duke debatuar publikisht. Pas ndarjes, aktorja duket se ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e Chris Martin.

Turner është një fanse e vjetër e grupit Coldplay. Në vitin 2020, ajo madje u përlot nga gëzimi kur ish-bashkëshorti i saj, Joe Jonas, e surprizoi me një mesazh të personalizuar nga vetë Chris Martin.

Sophie dhe Jonas u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy vajza, Willa dhe Delphine. Divorci i tyre u finalizua në shtator 2024. Pas ndarjes, Turner filloi një lidhje me Pearson në vitin 2023 dhe u panë për herë të fundit së bashku në festivalin Glastonbury në qershor, përpara se të fillonin raportimet për ndarjen dhe romancat e reja të aktores.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta