Lamine Yamal nuk përmendet vetëm për talentin e shprehur në fushën e lojës, por edhe për jetën private. Talenti i Barcelonës është shumë pranë blerjes së një prej pronave më emblematike të botës së sportit dhe spektaklit; kompleksin ku kanë jetuar Shakira dhe Gerard Pique gjatë kohës që ishin në lidhje së bashku

E lokalizuar në zonën ekskluzive Ciutat Diagonal, në Esplugues de Llobregat, prona spikat për privatësinë dhe sigurinë e saj si edhe për faktin se ajo është shumë pranë banesës së futbollistëve të tjerë të Barcelonës si Alejandro Balde dhe Ronald Araujo. Ky kompleks që është vlerësuar me 14 milionë euro ka 3banesa të ndërtuara në një terren me sipërfaqe 3800 m2, me pishinë të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe shumë hapësira luksoze.

Lamine Yamal do të banojë në banesën kryesore që është shitur këtë verë për më shumë se 3 milionë euro. Sipas mediave në Spanjë, ideja është që ky vend familiar të transformohet në një rezidencë të  një rendimenti të lartë për një sportist të elitës. Futbollisti do të ketë palestrën e tij, fizioterapistin dhe zona për te pritur miqtë e tij si dhe një sistem sigurie të përforcuar

Kompleksi u dizenjua në 2012 nga arkitektja Mireia Admetller në mënyrë që të ishte streha e Shakirës, Pique, fëmijëve dhe prindërve të tyre. Por tani vite më pas, ai bëhet vendi I banimit të një prej futbollistëve më premtues në botë që është në një lidhje me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Me këtë operacion, Lamine Yamal, jo vetëm fiton banesën e ëndrrave, por do të ecë mbi terrenin ku ka jetuar më parë një prej cifteve më mediatike e dekadës së fundit duke nisur kështu një etapë të re nën shenjën e diskrecionit, profesionalizmit dhe ambicies sportive.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta