Barcelona pësoi humbjen e dytë në La Liga pikërisht në El Clasicon me Realin e Madridit dhe sheh që skuadra e Los Blancos t’i shkëputet në krye të renditjes. Në përfundim të ndeshjes, në konferencën për shtyp u shfaq Marcus Sorg, asistenti i Hansi Flick që ishte i skualifikuar duke pranuar gabimet e bëra nga skuadra katalanase në këtë përballje

‘Bëmë më shumë gabime se zakonisht-tha Sorg-Është e vërtetë që mbrojtëm shumë poshtë, në 30 m e fundit nuk patëm forcë për të krijuar më shumë mundësi shënimi. Fundi i ndeshjes? Sinqerisht nuk e kuptova, nuk e di se kush e nisi, kishte shumë njerës në pankina duke bërtitur, duhet të përqendrohemi të ndeshja

Sorg më pas tha se Barcelona tentoi gjithçka por nuk ishte mjaftueshëm për të shënuar edhe një gol tjetër

‘Në fund tentuam gjithçka-shtoi Sorg-në fund luajtëm me 2 mbrojtës, por e dinim që Real Madrid është skuadër shumë e mirë në kundërsulm dhe nuk kishim mundësi mjaftueshëm për të shënuar edhe një gol të dytë’

Pa dyshim që në konferencën për shtyp nuk munguan pyetjet për Yamal dhe Sorg dha përgjigjen e tij

‘Yamal vinte nga një dëmtim, ka nevojë për ritëm dhe ndeshje. Është diçka normale është 18 vjec dhe i duhet dhënë kohë dhe ndihmuar-tha Sorg-është normale të kundërshtarët tentojnë gjithçka kundër tij dhe për t’u mbrojtur mirë përshtaten mes tyre. Duhet punuar më shumë dhe ta ndihmojmë që ai të shfaqë versionin më të mirë të tij në fushën e lojës’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta