Armëpushimi në Gaza, Kryqi i Kuq dhe Egjipti marrin dritën jeshile nga Izreali për t’iu bashkuar kërkimit të trupave të pengjeve

26/10/2025 15:35

Ekipet e Kryqit të Kuq dhe Egjiptit morën leje të dielën sot nga Izraeli për të kërkuar trupat e pengjeve të vdekur përtej “vijës së verdhë” që përcakton tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Trupat e 13 pengjeve të vdekur mbeten në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Kryqi i Kuq u pa duke punuar me Hamasin për të gjetur trupat.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli, si shtet sovran, do të përcaktojë politikën e tij të sigurisë dhe me cilat forca të huaja do të bashkëpunojë, duke iu referuar misionit ushtarak shumëkombësh që do të marrë përsipër sigurinë në Rripin e Gazës.

“Ne kontrollojmë sigurinë tonë dhe ua kemi bërë të qartë fuqive ndërkombëtare se Izraeli do të vendosë se cilat forca janë të pranueshme për ne dhe kjo është mënyra se si veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta