Napoli ka marrë vendin e parë në renditjen e Serie A, kjo pas fitores 3-1 kundër Interit brenda në “Diego Armando Maradona”, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit.

Supersfida e kësaj jave nisi fuqishëm nga të dyja ekipet, teksa një penallti në minutën e 33’ ngriti shumë polemika. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi 11-metërsh për ekipin e Contes, me De Bruynen që nuk gaboi përpara Sommer.

Në pjesën e dytë, McTominay dyfishoi shifrat në minutën e 54’, por pas 5 minutash, u akordua një tjetër penallti, kësaj radhe për zikaltrit, me Calhanoglun që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në të 66’ mendoi Anguissa, i cili vulosi takimi me golin e tretë.

Kështu Napoli, duke përfituar dhe nga gafa e Milanit një natë më parë, merr kreun e renditjes me 18 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

REZULTATI:

NAPOLI 3-1 INTER

De Bruyne (P) 33’, McTominay 54’, Anguissa 66’ / Calhanoglu (P) 59’

Goli i De Bruynes (Video)

Goli i McTominay (Video)

Goli i Calhanoglu (Video)

Goli i Anguissa (Video)

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta