Mafia e fshehtë kundër së cilës po lufton Reali i Madridit: “500 euro për çdo biletë sezonale dhe marrëveshje”
Humbja e Interit me Napolin jo vetëm që nuk është pritur mirë dhe nuk është pranuar, por ka ndezur shumë polemika nga stafi zikaltër sportiv dhe jo vetëm.
“Penalltia e dhënë për Napolin ishte vendimtare për të prishur ekuilibrin e ndeshjes, edhe pse më pas Napoli e meritoi fitoren”. Këto ishin fjalët e presidentit të Interit, Bepe Marota, pas humbjes në “Maradona” ndaj skuadrës së ish-trajnerit Antonio Konte.
Marota shpjegoi se arbitri fillimisht nuk kishte akorduar penallti, por vendimi erdhi pas ndërhyrjes së gjyqtarit anësor: “Arbitri nuk kishte vërshëllyer, por penalltia u dha nga sinjalizimi i anësorit. Një situatë e tillë do të kishte merituar ndërhyrjen e VAR-it. Më pas ai vërshëllen sepse vendos asistenti. Mjaft më me ‘rigorina’, arbitri nuk mund të ndikohet nga një ndihmës që ndodhet 30 metra larg”.
Numri një i Interit pranoi gjithashtu se episodi ndikoi në gjendjen emocionale të skuadrës: “Lojtarët ishin të tensionuar, ajo penallti krijoi nervozizëm. Ndikimi ekzistoi. Megjithatë, Napoli mund ta kishte fituar ndeshjen edhe pa atë episod”, përfundoi Marota.
Top Channel