Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës startuan në Malajzi bisedime të rëndësishme tregtare, teksa pritet edhe mbërritja e presidentit amerikan Donald Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është nisur drejt Azisë për një samit me presidentin kinez, Xi Jinping, pas disa javë tensione mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
“Kemi shumë për të diskutuar me presidentin Xi, dhe ai po ashtu ka shumë për të biseduar me ne. Mendoj se do të kemi një takim të mirë”, tha Trump të premten para nisjes nga SHBA.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, po zhvillojnë negociata në Kuala Lumpur, të cilat pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e samitit.
Trump është shprehur optimist për ecurinë e samitit me Xi-në, burime pranë negociatave raportuan se Pekini po tregohet hezitues për të tërhequr kufizimet e planifikuara të eksporteve.
Pas takimit me udhëheqësit e Azisë Juglindore në Malajzi, presidenti amerikan do të udhëtojë drejt Japonisë për t’u takuar me kryeministren e re japoneze, Sanae Takaichi.
Top Channel