Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak
Kryeqyteti rus u shndërrua në një fushë beteje, pasi një turmë emigrantësh, të armatosur me lopata dhe shufra hekuri, u derdhën në rrugë duke bërtitur në një gjuhë “të pakuptueshme”.
Ata u vërsulën ndaj kalimtarëve dhe shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.
Sipas autoriteteve ruse, 40 persona janë arrestuar dhe shumë prej tyre përballen me deportim, pasi rezultojnë të jenë punëtorë ndërtimi me dokumente të perkohshme qëndrimi. Policia po heton ende shkaqet e përleshjes masive, e cila ka tronditur banorët e Moskës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës, në kompleksin rezidencial Prokshino në jug të kryeqytetit, sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Moskën.
Banorët ne panik thanë se kishin parë deri në 15 burra me kapuçë, të mbledhur në zonë disa orë para shpërthimit të dhunës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turmën duke vrapuar me shpejtësi nëpër rrugë të ngarkuara, pranë makinave në lëvizje dhe të parkuara.
Shumica e pjesëmarrësve ishin të veshur me të zeza, me fytyrat e mbuluara, ndërsa mbanin në duar lopata të mëdha dhe shufra hekuri.
Autoritetet ruse kanë shtuar patrullimet në zonë dhe kanë njoftuar se incidenti është nën hetim, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Top Channel