Napoli lë pas krahëve humbjen e turpshme në Holandë, skuadra e Contes i imponohet Interit, merr kreun
Pasditja e së dielës pritet të jetë shumë e nxehtë dhe nuk flasim për kushtet e motit. ‘Santiago Bernabeu’ do të jetë arena e përplasjes së titanëve të futbollist Spanjoll, Realit të Madridit dhe Barcelonës, një sfidë ku në lojë është kreu i klasifikimit të kampionatit dhe që do të transmetohet në Digitalb.
Kjo përballje është vetë e ndezur duke parë rivalitetin mes dy skuadrave, por në orët e fundit, Lamine Yamal i hodhi benzinë zjarrit kur deklaroi se Reali i Madridit vjedh dhe ankohet gjithnjë. Por trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso vendosi të mos bjerë në kurthin e 18 vjecarit të Barcelonës.
‘Nuk dua të hyj në polemika. Ka shumë deklarata që vijnë nga Barcelonë dhe nuk mund t’i komentoj të gjitha. Për ne ka vlerë vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës’-tha Xabi Alonso në konferencën për shtyp përpara ndeshjes
Ndërkaq, Barcelona në sfidën e së dielës do të jetë pa hansi Flick në stol i ndëshkuar me 1 ndeshje pezullim për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën me Gironën dhe në vendin e tij do të jetë asistenti marcus Sorg. Edhe ky i fundit foli për Yamal i cili u kritikua shumë pas frazës së famshme duke deklaruar se 18 vjecari do të jetë i motivuar
‘Lamine është një futbollist i nivelit të lartë dhe mendoj se kritikat do ta motivojnë. Shpresojmë që nesër ta shohim të bëjë një paraqitje të shkëlqyer’-tha Sorg
Top Channel