Nuk ka qetësi në burg/ Ish-presidenti Nicolas Sarkozy kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale në rrjet

25/10/2025 13:55

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy po përballet me kërcënime dhe fyerje nga të burgosurit e tjerë, pavarësisht masave të forta të sigurisë.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen të burgosurit duke bërtitur, fyejnë dhe dhe duke e thërritur me emër gjatë natës, me qëllim që të mos flejë.

Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër, ku dëgjoheshin po ashtu kërcënime ndaj ish-presidentit.

Hetim i hapur për kërcënime ndaj jetës së Sarkozy-t:

Prokuroria e Parisit ka sekuestruar dy telefona celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, ndërsa policia po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim mbi sigurinë e ish-presidentit, duke vënë në pah tensionet brenda burgut dhe nevojën për kontrolle më të rrepta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta