Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët në një barazim pa gola
25/10/2025 19:12
Partizani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në “Arenën e Demave”, sfidë që mbyll dhe javën e 8-të të kampionatit shqiptar.
Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që zbrisnin në fushë me objektivin për të marrë tre pikët, por asnjë nga skuadrat nuk e gjeti dot golin.
Gjërat u bënë më të vështira për të kuqtë, kur Gudjufi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89’, gjithsesi “Demat” arritën të mbanin portën e paprekur.
Kështu Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e dytë, por me Vllazninë që i lartgohet me 4 pikë diferencë. Nga ana tjetër, Partizani qëndron dy pikë larg zonës së ftohtë.
REZULTATI:
PARTIZANI 0-0 EGNATIA
Top Channel