Shpërthen Marota pas humbjes me Napolin: E pabesueshme, arbitri jep penallti se i thotë asistenti
Penallti e shënuar dhe një dëmtim. Kjo është ajo që i ndodhi futbollistit të Napolit, Kevin De Bruyne gjatë supersfidës së kësaj të shtune me Interin në ‘Maradona Stadium’
Gjithcka ndodhi në minutën e 33 të sfidës, kur mesfushori belg ekzekutoi saktë një 11 metërsh shumë të kontestuar nga Interi pas një kontakti mes Di Lorenzos e Mkhitaryan, por teksa gjuajti penalltinë, De Bruyne pësoi një dëmtim muskular me trajnerin Conte që u detyrua të zëvendësojë mesfushorin i cili u largua nga fusha e lojës i ndihmuar nga shokët e skuadrës pasi e kishtë shumë të vështirë të ecte vetë. Në vendin e tij, hyri në fushën e lojës Oliveira.
Është kurioz fakti se, sipas DAZN, drejt pikës së bardhë për të ekzekutuar penalltinë shkoi Neres, por ishte vetë Antonio Conte që kërkoi që penalltinë ta gjuante Kevin De Bruyne
Top Channel