Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak
I dërguari i lartë ekonomik i Rusisë, Kirill Dmitriev, deklaroi se Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja janë pranë arritjes së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në territoret ukrainase.
Pretendimi i Dmitriev bie ndesh me qëndrimin aktual të Kremlinit, i cili vijon të refuzojë çdo kompromis dhe të kërkojë dorëzimin e plotë të disa territoreve, si parakusht për paqe.
Dmitriev mbërriti në SHBA pak ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar më parë se pozicioni i Rusisë, për t’i dhënë fund armiqësive përgjatë vijave aktuale të frontit, nuk ka ndryshuar.
Edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se ndalimi i luftës pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje do të nënkuptonte harrimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit.
Top Channel