Jamie Vardy zhbllokohet ndaj Atalantës: Doja shumë të shënoja, po bëja pak kohë pa festuar
Manchester United duket se po e merr veten pak e nga pak. Skuadra e Djajve të Kuq ka marrë një tjetër fitore në premier League, e treta radhazi për të, atë ndaj brighton në Old Trafford me rezultatin 4-2 duke parakaluar për momentin Liverpoolin dhe të hyjë në zonën Champions.
Manchester United e vendosi sfidën në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 2-0.Matheus Cunha zhbllokoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga amorim në minutën e 24. Vetëm 10 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Djajtë e Kuq këtë radhë me Casemiron.
Në pjesën e dytë ishte radha e Mbeumo për të lënë gjurmën e tij teksa shënoi golin e tretë për Manchester United. U duk se cdo gjë ishte e lehtë për Djajtë e Kuq, por Brighton shkurtoi diferencën në 3-1 me një njohje të vjetër të Manchester United, Danny Ëelbeck në minutën e 74, ndërsa në të 92, kostoulas rihapi llogaritë për Brightonin duke e cuar rezultatin në 3-2, llogari që u rimbyllën shumë shpejt Mbeumo që fiksoi fitoren 4-2 të Manchester United duke realizuar në të njëjtën kohë edhe një dygolësh personal
Top Channel