“Kosova topin t’ja lërë Serbisë”, Rama: Me Albin Kurtin jemi miq, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime

25/10/2025 22:29

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “DW”, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Rama theksoi se raporti i tij me Kurtin mbetet miqësor, pavarësisht dallimeve në këndvështrime, ndërsa nënvizoi përparimet në projektet e përbashkëta, si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë.

Ai po ashtu dha një mesazh të qartë për Kosovën, duke thënë se duhet të “shkëputet totalisht nga Serbia” dhe të përmbushë në mënyrë të njëanshme detyrimet e dialogut.

“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, tha Rama.

“Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe, kështu që nuk i marr me të keq. Për më tepër pastaj që unë jam mësuar me këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim me asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit që më besojnë, nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të pëlqejnë atë që e bëj unë. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe ai i Shqipërisë”, tha ai.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta