Reali me risinë “Bernabeu”, për herë të parë në “El Clasico”, ndeshja më e ndjekur në Botë, drejtpërdrejtë në DigitAlb
Stadiumi King Abdullah Sports City në Jeddah për një moment kujtoi San Siron me Simone Inzaghi dhe Sergio Conceição në pankinat në anë të fushës, vetëm se në fushën e lojës nuk ishin Interi dhe Milani, por Al Hilal dhe Al Ittihad, dy skuadrat e reja të të dy trajnerëve.
Pas përballjeve në Derbin e Madonninës sezonin e kaluar, italiani dhe portugezi u vunë sërish përballë njëri-tjetrit, tani në ‘Klasiken’ e futbollit arab në sfidën e Ligës Saudite mes Al Hilal dhe Al Ittihad dhe ajo që mori maksimumin ishte pikërisht skuadra e Inzaghit që fitoi 2-0 falë golit të Leonardos me penallti dhe një autogoli. Një sukses që Inzaghit i mungonte në përballjen me Coneiçaon që nga sfida mes Interit dhe Portos 1-0 në sezonin 2022/23.
Që nga ai moment, inzaghi nuk ka qenë më në gjendje që të mposhtë Conceição: në 5 sfidat e mëpasshme, ish trajneri i Interit ka marrë 3 barazime dhe 2 humbje ndaj luzitanit dhe këtu përfshihet dhe humbja me përmbysje në Superkupën e Italisë.
Ajo që bëri që të diskutohej në ndeshjen mes Al Hilal dhe Al Ittihad nuk ishte aq rezultati i ndeshjes sesa fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes dy trajnerëve, ndoshta pikërisht për shkak të rezultateve në Derbin e Madonninës.
‘Probleme me Inzaghin? Nuk ka asgjë mes nesh. Ndoshta kjo gjë ka të bëjë me përballjen tonë të fundit, kur unë isha trajner i Milanit e munda-tha Conceiçao duke iu referuar ndeshjes së kthimit në Kupën e Italisë e mbyllur 3-0 për kuqezinjtë-ndoshta do të përballemi sërish në të ardhmen dhe gjërat do të shkojnë ndryshe’.
Por kjo nuk është hera e parë që diskutohet raporti mes këtyre dy trajnerëve. Rasti I parë është shënuar pikërisht në sezonin 2022/23 në ndeshjen e Ligës së Kampoioneve mes Interit dhe Portos. Edhe në atë rast, pas ndeshjes së kthimit në Portugali që konfirmoi kalimin e Interit në çerekfinale nuk pati shtrëngim duarsh mes Inzaghit dhe Conceiçaos në përfundim të ndeshjes.
Top Channel