Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë 16/12 15:40
Një alarm u dha të shtunën në Essen të Gjermanisë, pasi u qëlluan me armë në një parking, duke rezultuar në plagosjen e rëndë të dy burrave, ndërsa autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit u gjetën nga policia dhe u dërguan në spital, raporton Bild. Forca të forta policie janë vendosur në vendngjarje dhe zona është rrethuar me kordon. Autori i krimit është në arrati. Një kërkim për të është duke u zhvilluar në të gjithë rajonin e Ruhr-it në Gjermaninë veriperëndimore.
Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, por policia thekson se nuk ka rrezik për qytetarët.
Top Channel