“Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

25/10/2025 12:23

“Fraktura 2025” është ekspozita e sapoçelur në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, aty ku janë mbajtur peng shumë shpirtra të lirë.

Nëpërmjet elementeve të ndryshme artistike përshkruhet si frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund të anashkalohen, përkundrazi, ato duhet të analizohen. Me materiale audio-vizuale, objekte të ripërdorura e performanca, çdo cep i muzeut bëhet një pikë takimi midis historisë dhe artit.

E kururar nga Elton Koritari, “Fraktura”, që rikthehet në një edicion të ri pas ndërhyrjes artistike në ish-burgun kamp të Spaçit, është një reflektim mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet mbi të tashmen.

Për herë të parë, në Muzeun “Shtëpia me Gjethe”, u promovua edhe Guida e Familjes, një udhëtim interaktiv dhe tërheqës i projektuar për fëmijë dhe familje për të eksploruar Muzeun, historinë e diktaturës shqiptare dhe për të reflektuar mbi të Drejtat e Njeriut.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta