Festivali “Lulu Fest”, arbëreshët e Italisë sollën në Korçë interpretimet me bandat frymore

25/10/2025 15:33

Korça për disa ditë do të jetë një skenë e madhe muzikore me zhvillimin e “Lulu Fest”, festivalit që bashkon banda frymore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe vende të tjera të rajonit.

Tingujt e marsheve, interpretimet plot energji dhe atmosfera festive krijuan në ditën e parë një ngjarje që solli jo vetëm art, por edhe bashkim kulturash e miqësish.

Pasi performuan duke ecur në rrugët e qytetit pjesëmarrësit tregojnë se festivali  ndërkombëtar i bandave frymore është një eveniment i veçantë që u ka dhënë jo vetëm emocione por u ka krijuar hapësirën për të shkëmbyer eksperiencën e tyre

Përfaqësoj Bandën Muzikore të San Giorgio Albanese. San Giorgio është një komunitet që erdhi në 1400 dhe ne po përpiqemi të rigjallërojmë dhe të rilidhim kontaktet me ju. Vendi ynë gjendet më provincën e Kozencës dhe është një nga vendet që formojnë një varg shqiptar. Është hera e dytë që vijmë këtu, dy vite më parë ishim në Tiranë në festën e flamurit dhe do rikthehemi me kënaqësi sa herë që të na ftojnë për të rigjetur tokën tonë, sepse ne nuk ndjehemi të huaj, ndjehemi si ju”, shprehet Cosimo Esposito- dirigjenti i bandës tw San Giorgio Arbëreshët e Italisë

Jam i lumtur dhe i nderuar që vij këtu. Është hera e parë që jam në Korçë, e njoh shumë morë Shqipërinë sepse kam qenë disa herë. Ishte shumë e bukur ti shohësh të gjitha bandat të performojnë. Padiskutim muzika është bukuri, është harmoni dhe gëzim ndaj kur luhet muzikë ka shumë lumturi që është gjëja më e bukur në botë”, thotë Giani Gabrielli- kryetar i komunës San Georgio Albanese

Dita e parë e festivalit ishte e shkëlqyer, edhe koha e bukur ndërsa në veri tek ne është pak më ftohtë. Interpretuam disa marshe të Evropës Veriore, nuk sollëm sot krijime tonat. Besoj që ishte një mundësi për një bashkim evropian me njerëz të ndryshëm, nga vende të ndryshme. Udhëtimi ynë ishte i gjatë por do ta bënim përsëri. Ishte hera e parë në Korçë dhe nuk e dinim që qyteti ishte kaq i bukur”, shprehet Željko Kertez, Kroacia

“Lulu Fest” zgjat tre ditë dhe këtë vit u organizua për herë të parë me synimin  që të kthehet në një traditë të bukur që promovon artin, turizmin dhe bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta