Bebe Rexha do të interpretojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit

25/10/2025 09:24

Bebe Rexha është shfaqur në disa fotografi të reja në Instagram, duke ndarë emocionet e saj për Serinë Botërore të MLB 2025.

Me këtë postim, ajo tregon mbështetje për dy skuadrat e përzgjedhura, Los Angeles Dodgers nga Liga Kombëtare dhe Toronto Blue Jays nga Liga Amerikane, që do të përballen në finalet e këtij viti. Në një prej fotove, ajo po shikon një faqe të gazetës, me fjalët “TORONTO” të shkruara dukshëm në të, që tregon se është gati për të parë këtë ngjarje të madhe.

Për më tepër, ajo do të performojë himnin kombëtar të ShBA-së në lojën e Dytë të Serisë Botërore, duke u bashkuar me disa artistë të njohur si Pharrell Williams dhe Alessia Cara, që gjithashtu do të këndojë himnin kanadez. Bebe është e lidhur ngushtë me MLB dhe sportin në përgjithësi. Me këtë performancë dhe me këtë mbështetje për ekipet, ajo do të jetë pjesë e një ngjarje historike dhe të paharrueshme të Serisë Botërore.

Mbi 16 këngëtare femra në botë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm; secila prej tyre ka një këngë që ka kaluar një miliard dëgjime në Spotify. Por vetëm gjysma e tyre ia kanë dalë ta arrijnë këtë shifër marramendëse me më shumë se një këngë. Në fillim të vitit 2023, Taylor Swift nuk kishte asnjë këngë që kishte tejkaluar një miliard dëgjime në platformë ndërsa sot ajo renditet në mesin e artisteve me më shumë këngë që kanë kaluar këtë prag, shkruan InMusicBlog.

Ndërkaq, Karol G dhe Shakira mbajnë rekordin si gratë latine me më së shumti këngë mbi një miliard dëgjime. Ndërkohë, LISA dhe JENNIE nga BLACKPINK janë të vetmet artiste solo të K-Pop-it që kanë arritur këtë sukses me këngët “MONEY” dhe “Popular”. Por edhe shqiptarët përfaqësohen mirë në këtë listë me dy artiste me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat kanë nga katër dhe 12 këngë respektivisht që kanë tejkaluar këtë shifër. /tar

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta