Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi bie nga muri i jashtëm i Panteonit
Kryeministri britanik Keir Starmer i bëri thirrje aleatëve të “përfundojnë punën” me asetet ruse të ngrira, duke theksuar se fondet duhet të zhbllokohen për të mbështetur Ukrainën.
Në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky në Londër, Starmer tha se vendet aleate duhet të rrisin ndihmën për raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e Kievit.
“Mund të bëjmë më shumë për aftësitë ushtarake, veçanërisht ato me rreze të gjatë, dhe të përshpejtojmë bashkëpunimin për garancitë e sigurisë”, deklaroi ai.
Starmer shtoi se Britania është gati të lëvizë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, për të çuar përpara planin që do të lejojë përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. Takimi në Londër u zhvillua në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe kryeministrave të Danimarkës dhe Holandës, ndërsa liderë të tjerë, përfshirë Emmanuel Macron, morën pjesë online.
Më herët gjatë ditës, Zelensky u takua edhe me Mbretin Charles III, në takimin e tyre të tretë për këtë vit. Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë njoftuar këtë javë sanksione të reja ndaj energjisë ruse, për të dobësuar ekonominë e luftës së Kremlinit. BE-ja po shqyrton gjithashtu një huazim prej 140 miliardë eurosh, të mbështetur nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika ka kundërshtuar planin për shkak të pasojave ligjore, pasi shumica e fondeve ndodhen në territorin e saj.Pavarësisht kësaj, Zelensky e cilësoi vendimin si një sinjal të fortë politik për mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai përsëriti thirrjen për armë të avancuara, pasi kërkesa e tij për raketat amerikane Tomahawk u refuzua javën e kaluar në Uashington nga presidenti Donald Trump.
Në përfundim të takimit, Starmer njoftoi se Britania do të përshpejtojë prodhimin e raketave mbrojtëse ajrore, duke synuar dërgimin e më shumë se 5 mijë armëve të tilla në Ukrainë gjatë dimrit. Keir Starmer THA SE Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës derisa kjo luftë të përfundojë.”
Top Channel