Reali me risinë “Bernabeu”, për herë të parë në “El Clasico”, ndeshja më e ndjekur në Botë, drejtpërdrejtë në DigitAlb
Nicola Berti është një prej emrave më ikonë Interit në vitet 80. Legjenda zikaltër është rrëfyer në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ të dhënë në prag të superfidës mes Napolit dhe Interit, ka folur për kërë përballje, mënyrën sesi e ka përjetuar, por edhe për Interin aktual
Intervista e plotë:
Nicola Berti, ju keni përjetuar shumë nga ato beteja të paharrueshme në vitet 80 mes Interit dhe Napolit, por ju iu keni shënuar një gol Të Kaltërve në minutën e 95 në Maradona Stadium që në atë kohë quhej San Paolo
‘Prit, unë ndaj Napolit I kam shënuar një gol akoma më të rëndësishme, në sfidën ku u shpallëm kampionë të Italisë në San Siro në 1989. Gjuajtje flkuturimthi në cepin e portës, barazuam rezultatin në 1-1 pas golit të Careca dhe pastaj Matthaeus shënoi golin e 2-1. Për shkak të rregullave absurde të asaj kohe e dhanë autogol, por jo gjuajtje ishte gjithsesi drejt e në portë. San siro
Pas golit të Matthaeus, Berti bëri xhiron e San Siros duke kryer gjestin ‘e çadrës’
‘San Siro shpërtheu dhe unë po, I dërgova në të… të gjithë. Adrenalina ishte në maksimum, duhej të shfryja në një farë mënyre
Po sot në Maradona? Në cfarë niveli do të jetë adrenalina?
‘Nuk mund të llogaritet. Do ta shoh ndeshjen në një Inter Club në Cuneo, por do të doja të isha atje me Lautaron dhe të tjerët vetëm për të përjetuar këtë pritje; janë momente unuke që më mungojnë edhe sot e kësaj dite. Pastaj, kjo sfidë do të jetë speciale, sepse titullin e fundit e hodhëm ne poshtë, sepse Interi është shumë mirë, sepse duhet të përfitojmë nga fakti që Napoli po e vuan edhe impenjimin në Champions League. Conte këtë vit ka probleme të shumta, nuk është e lehtë kur ke detyrimin të fitosh gjithnjë duke luajtur çdo 3 ditë’
Ndërsa Inter, po ia del mirë; jemi në 7 fitore radhazi
‘Isha shumë i sigurt se skuadra do të ngrihej edhe pas humbjeve me Udinesen dhe Juventusin. Tani jemi aty ku duhet të jemi, Milani deri tani ka pasur edhe pak fst, por Interi për mendimin tim është skuadra më e fortë. Ekipi ynë është on top dhe tani është zgjeruar…mirë. I keni parë si luajnë ata që hyjnë nga stoli? Mesfusha ishte mes më të mirave në Evropë, por tani kemi edhe Sucic; elegancë fantastike, është një nga ne dhe Zielinski po kthehet të jetë si ai i kohëve të Napolit.’
Barella mbetet gjithnjë më ‘bertiani’ aty në mesin e fushës?
‘Sigurisht, nga një N.B te tjetri sic e përsëris gjithnjë. Për karakterin, teknikën, kohën e hyrjes në lojë, Niccolo ka pak rivalë. Unë ndoshta shënoja ndonjë gol më shumë.’
Meqë ra fjala te golat më shumë; e prisje një përshtatje kaq të shpejtë të Bonny dhe Pio Esposito?
‘Kur ka talent dhe kurajo, nuk duhet kohë. Jua thotë këtë një person që ka debutuar me Interin kur ishte 21 vjec. Pio është një bomber I gatshëm, Bonny po bën gjëra të mëdha. Kanë përmbysur perspektivat; mund të hidhje në fushë Taremin, Arnautovic dhe Correan dhe ishe i sigurt se nuk do të ndodhte gjë. Kurse tani…’
Edhe Chivu rezultoi kurajoz që besoi menjëherë tek ata, nuk beson?
‘Për Chivu nuk kam pasur kur dyshime. E njoh mirë, në eventet e organizuara nga Interi jemi takuar jashtë ambienteve pak a shumë cdo gjysmë ore, unë për të tymosur puron, ai për duhanin. Kemi folur për futbollin dhe e kuptova se do të ishte njeriu I duhur; është një trajner shumë I përgatitur që mishëron interizmin’
Si ka mundur ai që të godasë menjëherë në shenjë me futbollistët?
‘I ka pasur idetë e qarta që në fillim dhe I ka transmetuar me karizëm; nëse nuk e ke këtë, është e vështirë që një grup kampionësh të të ndjekë me entuziazëm sic po bëjnë lojtarët me të. Sic e kam thënë më parë, skuadra ka shumë potencial, merkatoja e ka përforcuar, por Cristian e bëri menjëherë të tijën. Për më tepër, po bën dicka që nuk e shihja prej kohësh
Që domëthënë?
‘Korrigjon gabimet gjatë ndeshjes. Më në fund kemi një trajner që nuk pret minutën e 60 për të bërë një zëvenësim
Kriza mes Napolit dhe De Bruyne?
‘Le t’I lëmë shakatë! De bruyne është në formacionin tim ideal, të djeshmit, të sotmit, të së nesërmes. Ka një inteligjencë futbollistike jo të zakonshme, do të dijë të përshtatet me Napolin
Nicola Bertin mund ta kishim parë edhe me Napolin. E mendon ndonjëherë?
‘Kur isha në Firenze, në shtëpinë time, ishte ky proces. Të gjithë më donin. Fiorentina më kishte shitur te Ferlaino, por isha unë që vendosa. Gjithnjë kisha dashur kalimin te Interi dhe nuk mund të bëja një zgjedhje më të mirë’.
Top Channel