Skandali NBA, LeBron James ishte i dëmtuar, ‘Vendos bast të fortë për Milwaukee’: Ja si i shiste Damon Jones informacionet e rezervuara
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar punëtoren shtëpiake të ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas, së bashku me një burrë të dytë, për përfshirjen e tyre në vjedhjen e pesë orëve luksoze nga banesa e tij.
Sipas mediave spanjolle, dy prej orëve të vjedhura janë rikuperuar, ndërsa kërkimet për tre të tjera ende vazhdojnë.
Casillas raportoi vjedhjen më 16 tetor, pasi vuri re mungesën e orëve nga shtëpia e tij. Hetimi mori kthesë të shpejtë kur autoritetet zbuluan se dy të dyshuarit po planifikonin të largoheshin nga vendi, çka çoi në arrestimin e tyre më 21 tetor.
Burime nga policia konfirmuan se rasti u zgjidh falë reagimit të menjëhershëm të oficerëve hetimorë, të cilët tani janë përqendruar në gjetjen e objekteve të mbetura.
Përfshirja e një personi të besuar dhe të afërt me ish-portierin e kombëtares spanjolle e ka bërë ngjarjen edhe më tronditëse, duke shtuar ndjesinë e tradhtisë ndaj besimit të vendosur në punonjësen e shtëpisë.
Identiteti i bashkëpunëtorit të dytë nuk është bërë ende publik, ndërsa të dy të arrestuarit janë paraqitur tashmë para gjykatës. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht mënyrën e kryerjes së vjedhjes dhe për të rikuperuar plaçkën e mbetur.
Top Channel