Presidenti amerikan Donald Trump është i zhgënjyer me Kanadanë për shkak të negociatave tregtare që nuk kanë shkuar mirë, tha të premten këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, pas vendimit të presidentit për të ndërprerë bisedimet midis dy vendeve.

“Mendoj se zhgënjimi është grumbulluar me kalimin e kohës,” u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë Hassett, i cili është drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar. “Ka qenë shumë e vështirë të negociosh me kanadezët.”

I pyetur për detaje të mëtejshme, Hassett përmendi një “mungesë fleksibiliteti” nga pala kanadeze.

Trump i ndërpreu bisedimet tregtare të enjten në mbrëmje, duke iu referuar një reklame nga provinca e Ontarios ku shfaqej ikona republikane Ronald Reagan, i cili fliste për virtytet e tregtisë së lirë.

Të premten, presidenti amerikan akuzoi Kanadanë se po përpiqet të ndikojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo e fundit po përgatitet të shqyrtojë një sfidë ndaj axhendës së tij globale të tarifave.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, kishte hequr shumicën e tarifave hakmarrëse të vendosura nga paraardhësi i tij për importet amerikane, dhe të dyja palët kishin zhvilluar prej javësh bisedime për një marrëveshje në sektorët e çelikut dhe aluminit.

“Eshtë fakt se negociatat me kanadezët nuk kanë qenë shumë kolegiale,” tha Hassett më herët në një intervistë për Fox News.
“Nuk kanë shkuar mirë. Mendoj se presidenti është shumë i frustruar. Ai dëshiron një marrëveshje të shkëlqyer me Kanadanë, ashtu siç dëshiron një marrëveshje të shkëlqyer edhe me Meksikën.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta