Polemika në Greqi për ndalimin e protestave pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur
I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve të fundit nga presidenti Donald Trump.
Sipas CNN, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve, ndërsa Uashingtoni shprehu zhgënjimin për refuzimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Dmitriev, i njohur për mbështetjen e tij ndaj bashkëpunimit ekonomik midis Rusisë dhe SHBA-së, ka propozuar më herët ndërtimin e një tuneli “Trump–Putin” që do të lidhte Alaskën me Lindjen e Largët Ruse.
Administrata Trump njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, teksa i ka bërë sërish thirrje Moskës të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin me Ukrainën.
Presidenti rus Vladimir Putin reagoi duke thënë se sanksionet do të kenë pak ndikim në ekonominë e vendit të tij, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të ushtruar presion politik ndaj vendit të tij.
“Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion”, deklaroi Putin të enjten.
Top Channel