Skënderbeu me hap “Superior”, korçarët triumfojnë edhe kundër Besës dhe ruajnë të qetë vendin e parë
24/10/2025 19:06
Skënderbeu duket se nuk njeh rivalë në Kategorinë e Parë, me ekipin korçar që mori një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe në javën e tetë kundër Besës.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka mori tre pikët e radhës në shtëpi, këtë falë golit të Janaqit në minutën e 75’ të takimit.
Me këtë fitore, Skënderbeu vijon të qëndrojë i qetë në vendin e parë pa asnjë rival me 22 pikë, duke ecur i qetë në rrugën e Superiores. Nga ana tjetër, Besa vijon të jetë në krizë rezultatesh, e cila ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 8 javë, duke u renditur e 10-ta.
REZULTATI:
SKËNDERBEU 1-0 BESA
Janaqi 75’
RENDITJA:

Top Channel