Nga data 23 Qershor, që përkon me ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, e për 4 ditë me radhë vizitorë të shumtë do t’i drejtohen Fishtës së vogël e të madhit At Gjergj Fishta.
Gjatë këtij shtegu do të ndalohen tek vendbanimi, por edhe në disa pika të tjera të fshatit, të cilat lidhen ngushtë me autorin e letrave shqipe. Gjatë këtij shtegu vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë ushqimet…
“Mirë se ju ka pru Zoti”, kështu nisin banorët e Fishtës shtegun Fishtjan, e po ashtu nuk mund të mungojë një nga recetat e tyre tradicionale, petulla me mjaltë e djathë.
Gjatë shtegut vizitorët do të njihen me disa nga poezitë e të madhit At Gjergj Fishta, por do shohin dhe shijojnë natyrën e bukur të Fishtës.
Pas vendbanimit të Fishtës, një itinerar rreth 20 minuta, vizitorët ndalohen tek memoriali ku, po ashtu, banorët i presin me ushqime tradicionale.
Gjatë shtegut, jo vetëm njihesh dhe takohesh me banorët e zonës, por edhe me punimet artizanale që gratë zadrimore i punojnë dhe i ruajnë me dashuri.
Top Channel