Sadiku u dërgua me urgjencë në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore, prindërit në “Për Shqiptarët”: Po rikuperohet me shpejtësi, mjekët…

24/10/2025 23:01

Teksa ka kaluar një javë që nga dërgimi i Sadikut në Itali, djalit të diagnostikuar me sindromën e rrallë Stevens Johnson , prindërit rrëfyen live në “Për Shqiptarët” gjendjen e tij aktuale shëndetësore.

Teksa gjendja e Sadikut ishte kritike, sot ai po merr mjekim të specializuar në shtetin fqinj.

Prindërit e Sadikut treguan se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa mjekët kanë mbetur të habitur nga reagimi pozitiv i vogëlushit ndaj trajtimit.

“Sadiku është në spital, po merr mjekimet. Ka një përmirësim shumë të shpejtë. Po rikuperohet. Edhe mjekët këtu në Itali kanë mbetur të habitur për reagimin e mirë që ka pasur Sadiku”, tha nëna e vogëlushit.

Lexo edhe: “Më mirë të jem i vdekur sesa të shoh tim bir kështu”/ Sëmundja e rrallë ka prekur 12-vjeçarin, familja dhe shokët e klasës bëjnë apel për ndihmë në “Për Shqiptarët”

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta